Supa me Spinaq dhe Limon – Energjia Ideale

Ndonëse e butë dhe delikate në shije, lehtësia e supës kremoze me spinaq mbart një super fuqi natyrale për shëndetin. Dashamirësit e supave do ta dashurojnë patjetër recetën e supës me spinaq.  Ajo është shumë e shijshme dhe përgatitet mjaft lehtë. Kjo supë rekomandohet për ditët e freskëta të vjeshtës. Ngjyra e saj e gjelbër […] The post Supa me Spinaq dhe Limon – Energjia Ideale appeared first on AgroWeb.

Shkurt 14, 2024 - 16:45
 0
Supa me Spinaq dhe Limon – Energjia Ideale
Reklamë
Reklamë

Ndonëse e butë dhe delikate në shije, lehtësia e supës kremoze me spinaq mbart një super fuqi natyrale për shëndetin.

Dashamirësit e supave do ta dashurojnë patjetër recetën e supës me spinaq.  Ajo është shumë e shijshme dhe përgatitet mjaft lehtë. Kjo supë rekomandohet për ditët e freskëta të vjeshtës.

Ngjyra e saj e gjelbër me nuanca të bardha kremoze zbukuron të gjitha tryezat.  Supa është e pasur në vlera shëndetësore që ndihmojnë organizmin për një sistem imunitar të fortë përballë virozave dhe komplikacioneve që sjell stina.

Spinaqi është një nga barishtet më të çmuara në kuzhinën e vendit tonë. Vlerat ushqyese e bëjnë spinaqin një super ushqim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo tjetër në botë.

Reklamë
Reklamë

Të ashtuquajturat ‘super ushqime’ kanë aftësinë të ulin kolesterolin, rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe mbrojnë ndaj radikaleve të lira. Spinaqi është i pasur me vitaminë K, folat, vitaminë A, C, dhe beta karoten.

Ai përmban gjithashtu sasi domethënëse të hekurit, kalciumit dhe e fundit, por jo nga rëndësia, spinaqi është një antioksidant i shkëlqyer.

Ndiqni më poshtë këtë recetë të mrekullueshme nga AgroËeb.org dhe pasuroni kuzhinën tuaj me një nga pjatat më fantastike, të lehta e të shëndetëshme për drekën apo darkën në familjen tuaj.

Në përmbajtjen e saj gjenden patatet, spinaqi e shumë të tjerë. Kjo supë mund të sërviret e ngrohtë por edhe e vakët.

Përgatitja e një vakti të shkëlqyer në familje

Përbërësit

  • 50g gjalpë (ose vaj ulliri sipas preferencës)
  • 1 qepë mesatare e prerë hollë
  • 2 thelpinj hudhër të prerë hollë
  • 1 patate mesatare, e qëruar dhe e prerë në copa të vogla.
  • 450 ml lëng mish pule ose perimesh
  • 600 ml qumësht
  • 450g spinaq të freskët, të larë mirë dhe të prerë
  • Lëkura e grirë e një gjysëm limoni
  • Arrëmyshk pluhur
  • 3 lugë gjelle pana

Përgatitja

Shkrijeni gjalpin në një tenxhere.

Shtoni hudhrën dhe qepët dhe kavërdisni për 5-6 minuta deri sa të zbuten. Shtoni pataten dhe gatuajeni për 1 minutë.

Hidhni lëngun e mishit të pulës ose perimes dhe lëreni të ziejë për 8-10 minuta deri sa patatet të zbuten. Shtoni qumështin dhe vazhdoni zierjen.

Më pas shtoni gjysmën e sasisë së spinaqit dhe lëkurën e limonit. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe zijeni për 15 minuta deri sa spinaqi të jetë zbutur tërësisht.

Lëreni të ftohet për 5 minuta dhe më pas hidheni në një mikser.

Shtoni pjesën e mbetur të spinaqit, gjë që do të garantojë shijen e freskisë dhe ngjyrës së gjelbër. Vazhdoni përpunimin deri sa supa të jetë kremoze.

Supa mund të ruhet në ngrirje për deri një muaj.

Për ta shkrirë mund të përdorni mikrovalën ose temperaturën e ambientit. Më pas ngroheni në sobë dhe servireni duke shtuar kripën, pak lëng limoni, piperin dhe arrëmyshkun.

Nëse ajo është shumë e trashë mund ta holloni me lëng perimesh dhe më pas ta zbukuroni me krem./AgroWeb.org

 

The post Supa me Spinaq dhe Limon – Energjia Ideale appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.