Supë e Ngrohtë me Mish Viçi – Perfekte Për Ditë të Ftohta
Mënyra më e mirë për të luftuar të ftohtin? Një supë e ngrohtë e shijeplotë. Mjaftojnë vetëm pak minuta dhe do të mrekulloni familjarët me aromën e përkryer të supës me mish viçi. Kjo supë ka variante të shumta, madje çdo amvisë e përgatit në mënyrën e saj, pasi duhet vetëm të shtosh perimet më […] The post Supë e Ngrohtë me Mish Viçi – Perfekte Për Ditë të Ftohta appeared first on AgroWeb.
Mënyra më e mirë për të luftuar të ftohtin?
Një supë e ngrohtë e shijeplotë. Mjaftojnë vetëm pak minuta dhe do të mrekulloni familjarët me aromën e përkryer të supës me mish viçi.
Kjo supë ka variante të shumta, madje çdo amvisë e përgatit në mënyrën e saj, pasi duhet vetëm të shtosh perimet më të preferuara.
AgroWeb.org sjell mënyrën e tij të përgatitjes së kësaj supe me lëngun e shijshëm të mishit të viçit i cili i jep shijen karakteristike kësaj recete.
Përbërësit për katër persona
- 500g mish viçi
- 2 karota
- 1 qepë
- 1 spec
- 2 patate
- 2 domate
- 50g gjalpë
- 2-3 lugë gjelle me oriz
- Majdanoz i grirë
- Piper
- Kripë
Përgatitja
Si fillim merrni mishin dhe priteni në copa të vogla më pas vendoseni në një tenxhere dhe mbusheni me ujë sa të keni mbuluar mishin.
Tenxheren lëreni në zjarr derisa të ziejë dhe mishi të jetë zbutur. AgroWeb.org ju këshillon të shtoni pak kripë gjatë kohës që është në zjarr si dhe të shikoni që uji të mos avullojë plotësisht.
Ndërkohë që mishi zien, filloni të përgatisni perimet. Pasi t’i keni shpëlarë me ujë të bollshëm pritini në copa të vogla dhe lërini mënjanë.
Në tenxheren me mishin shtoni patatet e prera në mënyrë që të ziejnë bashkë me të.
Në një tigan shtoni gjalpin dhe qepën e grirë dhe skuqeni derisa ajo të jetë zbutur dhe më pas shtoni karotat, specin, domatet dhe orizin.
Hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës, dhe lëreni përreth 5 minuta në zjarr që të avullojë paksa uji i tepërt.
Mjafton që ta shtoni salcën tek lëngu i mishit me patatet, dhe ta përzieni derisa masa të jetë homogjene.
Tenxheren me supën AgroWeb.org ju sugjeron ta lini në zjarr dhe për 20 minuta e më pas të shtoni majdanozin e grirë.
Kur ta servirni mjafton ta spërkatni me pak vaj ulliri për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije.
Mund ta shoqëroni me bukë të thekur apo kulaç të ngrohtë./AgroWeb.org
The post Supë e Ngrohtë me Mish Viçi – Perfekte Për Ditë të Ftohta appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?