Takimet me Kurtin dhe Vuçiç, Lajçak: Marrëveshjet të detyrueshme, të zbatohen pa vonesë
Përgatitjet për takimin e radhës Kurti-Vuçiç në Bruksel, zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri, ishin në fokus të bisedimeve që i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak zhvilloi me liderët e të dyja vendeve në kuadër të forumit të Bledit në Slloveni. Takimet u mbajtën disa ditë më parë, por zyrtari […]
Përgatitjet për takimin e radhës Kurti-Vuçiç në Bruksel, zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri, ishin në fokus të bisedimeve që i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak zhvilloi me liderët e të dyja vendeve në kuadër të forumit të Bledit në Slloveni.
Takimet u mbajtën disa ditë më parë, por zyrtari europian i bëri të ditura tani, detajet mbi çështjet e diskutuara. Lajçak theksoi mes të tjerash, se u ka kujtuar dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen pa asnjë kusht apo vonesë.
“Me kryeministrin Kurti folëm mbi përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak.
Sakaq, me presidentin Vuçiç thotë se kishte diskutuar në detaje mbi përpjekjet për zbutjen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut.
I dërguari i posaçëm i BE theksoi në fund se po vazhdojnë përgatitjet për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel që do të mbahet në 14 shtator.
/a.r
What's Your Reaction?