Takimet në SHBA, Mete për VOA: Me BB firmosim projektin për menaxhimin e ujërave të ndotura

Ministri i Financave, Ervin Mete, i cili ndodhet në Uashington në kuadër të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka deklaruar se do të nënshkruhet me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore një projekt që parashikon ndërhyrjen për mirëmenaxhimin e ujërave të ndotur. “Lajmi i mirë […]

Prill 19, 2024 - 23:05
 0
Takimet në SHBA, Mete për VOA: Me BB firmosim projektin për menaxhimin e ujërave të ndotura
Reklamë
Reklamë

Ministri i Financave, Ervin Mete, i cili ndodhet në Uashington në kuadër të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka deklaruar se do të nënshkruhet me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore një projekt që parashikon ndërhyrjen për mirëmenaxhimin e ujërave të ndotur.

“Lajmi i mirë është që gjatë këtyre ditëve ne nënshkruajmë me Zëvendës Presidenten e BB një projekt që titullohet “Care for blue Seas”, që praktikisht parashikon një ndërhyrje për menaxhimin e ujërave të ndotura që mund të derdhen në brigjet e detit, apo përgjatë lumnjeve, në mënyrë që të mirëmenaxhohen dhe në kuadër të një turizmi të shtuar që ne kemi të mund t’i përgjigjemi në mënyrë të qëndrueshme këtyre zhvillimeve,” u shpreh ministri Mete.

Ai shtoi se me Bankën Botërore do të diskutohet edhe mbi thellimin e reformës sa i përket mbrojtjes sociale.
“Kemi pasur diskutime të thelluara lidhur me një ndërhyrje reformuese të shtyllave të mbrojtjes sociale me në fokus adresimin e nevojave tashmë gjithnjë e më prezente të mbrojtjes së kapitalit njerëzor, duke pasur parasysh edhe zhvillimet demografike në vend, ku për ne veçanërisht ekspertiza e BB është shumë e rëndësishme në këtë drejtim për të sjellë praktikat më të mira që ne të kemi ndërhyrje sa më të qëndrueshme,” deklaroi ai.

Reklamë
Reklamë

Ministri Mete theksoi se Shqipëria në 5 vitet e fundit vlerësohet se ka pasur rritjen ekonomike më të lartë në rajon.
“Ne edhe në vlerësimet e FMN dhe të BB kemi rezultuar si një nga ekonomitë më rezistente në rajon, duke pasur parsysh përballjen me një sërë krizash të njëpasnjëshme, që nga tërmeti i vitit 2019, pandemia e pastaj lufta Rusi – Ukrainë që solli dhe efektet e inflacionit. Viti 2023 u mbyll me një nivel nën 60% të borxhit publik, pra 59.2% në vlerësimet tona, për të cilën edhe nga vlerësues ndërkombëtarë, agjenci të vlerësimit, si “Standard & Poor’s”, ne për herë të parë që kur bëjmë vlerësimet e ekonomisë, kemi marrë një ‘upgrade’, duke kaluar nga niveli “B” në nivelin “2B”,” nënvizoi më tej ai.

Ministri i Financave Ervin Mete së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë kësaj vizite kanë zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, BB dhe FMN, me të cilët kanë diskutuar në lidhje me ecurinë dhe zhvillimet e fundit ekonomike, thellimin e reformave me fokus konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe forcimin e financave publike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.