“Taksë” e re mbi pronat e paluajtshme, sigurim i detyrueshëm nga tërmetet. Shërbimi do të ofrohet nga shteti

Qytetarët dhe bizneset që kanë në pronësi apartamente apo zyra do të duhet t’i sigurojnë ato ndaj tërmeteve, përndryshe nuk do të marrin shërbimet publike dhe kadastrale që ofrohen në e-Albania. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ha hedhur për Konsultim Publik projektligjin i cili detyron pronarët e objekteve të blejnë policën e sigurimit e cila […]

Gusht 8, 2023 - 14:20
 0
“Taksë” e re mbi pronat e paluajtshme, sigurim i detyrueshëm nga tërmetet. Shërbimi do të ofrohet nga shteti
Reklamë
Reklamë

Qytetarët dhe bizneset që kanë në pronësi apartamente apo zyra do të duhet t’i sigurojnë ato ndaj tërmeteve, përndryshe nuk do të marrin shërbimet publike dhe kadastrale që ofrohen në e-Albania. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ha hedhur për Konsultim Publik projektligjin i cili detyron pronarët e objekteve të blejnë policën e sigurimit e cila mbulon vetëm dëmet strukturore të ndërtesave në raste tërmetesh dhe jo mobiljet apo jetët njerëzore.

“Në finale qytetarët do të paguajnë më shumë, një kosto për të cilën nuk mund të japin një “jo” si përgjigje”, thotë Blendi Gjylbegaj, specialist në fushën e taksimit të pasurive të paluajtshme.

Në relacionin e projektligjit nuk është përcaktuar se sa do të jetë kosto e sigurimit vjetor nga tërmeti, por aktorë nga tregu thonë se ajo mund të jetë rreth 1 euro për metër katror. Sipas parashikimeve ligjore sigurimi nga tërmetet nuk do të ofrohet nga kompanitë e sigurimeve, por nga vetë shteti nën menaxhimin e Fondit Kombëtar për Tërmetet.

Reklamë
Reklamë

“Unë mendoj se blerësit janë mjaftueshëm të zgjuar dhe të ndërgjegjshëm për të zgjedhur vetë. ata janë të aftë të kuptojnë se ku dhe si u leverdis ta blejnë apartamentin. Për më tepër kujtojmë se në vitin 2019 qeveria bëri një vlerësim të stokut të banesave ku u tregua se cilat rrezikoheshin dhe cilat jo nga tërmetet”, thotë Romina Avdia, konsulente e pasurive të paluajtshme.

Ideja e një skeme kombëtare të sigurimit nga tërmetet nuk është e re. Një nismë e ngjashme u propozua në 2019-9, po u kundërshtua pasi nuk arriti të bindë mbi përfitimet që qytetarët do të kishin.

“Nuk ka asnjë analizë mbi kthyeshmërinë e fondeve dhe as se çfarë do të bëhet me ato para që do të jenë nën menaxhimin e shtetit”, thotë Gjylbegaj.

Nisma për sigurimin e detyrueshëm të banesave ndaj tërmeteve vjen fill pas projektligjit për taksimin e pasurive të paluajtshme. Kostot shtesë në kurriz të qytetarëve, për vlerësues të pasurive të paluajtshme do të përkthehen në rënie të kërkesës për blerje.

“Presim një ngërç. Do të ketë rënie të kërkesave. inflacioni, rritja e normave të interesit, bashkë me mbiçmimin e vlerës së apartamenteve do të bëjë që shumëkush të mos ketë mundësi të blejë një apartament”, thotë Avdia.

Sipas parashikimeve ligjore, nga detyrimi për t’u pajisur me policën e sigurimit ndaj tërmeteve përjashtohen banesat e ndërtuara me përbëje allçie apo qerpiçi, ato me strukturë fibër si dhe objektet për banim të lëvizshme apo të përkohshme.

A2News

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.