Tatimi për shitjen e pronave, ja çfarë ndodh me ndërtesat e vjetra
Me udhëzimin e ri nga Ministria e Financave, çmimit të shitjes së banesave mund t’i bëhet 1% zbritje për çdo vit vjetërsi, por jo më shumë se 30%. Në rastet kur çmimi pas zbritjes rezulton më i ulët se vlera e kontratës së shitjes, atëherë për bazë në llogaritjen e tatim-fitimit 15% do të merret […]
Me udhëzimin e ri nga Ministria e Financave, çmimit të shitjes së banesave mund t’i bëhet 1% zbritje për çdo vit vjetërsi, por jo më shumë se 30%.
Ndërkohë janë të përcaktuara dhe çmimet e shitjes për parkimet e mbuluara dhe bodrumet, që do të jenë sa 70% i vlerës së referencave së banesave, për ambientet e hapura të parkimit, pishinat apo ambientet sportive, sa 30% i referencës së banesave në zonën përreth, për ndërtimet industriale 50% i çmimit të referencës dhe për ndërtimet në bujqësi e blegtori sa 30% i referencës.
“Për të gjithë personat që mund të shesin jë pronë me certifikatë pronësie dhe të gjithë ata që do aplikojnë për tu financuar nga një bankë e nivelit të dytë nuk e dinë sesi kjo skemë e re do funksionojë në vlerësimin e pronave. Do ta rrisë vlerësimin e tyre apo do ta ulë, sepse nëse vlerësimi i tyre ulet, atëherë do të jetë edhe më e vështirë për klientin që të financohet në një vlerë të madhe, por nëse e rrit do jetë dhe më e thjeshtë për klientin blerës. Por, mesa shohim më të favorizuar janë ata investitorë që do të aplikojnë për godinat e vjetra, për ish-uzinat dhe ish-fabrikat e përmendura, ku amortizimi shkon deri në 50%, por edhe kjo pasi është bërë vlerësimi nga një vlerësues i licencuar”, tha agjenti imobiliar Erjon Alimema.
Ligji përcakton qartë edhe rastet kur trashëgimia dhurohet. Akti i dhurimit mund të konsumohet vetëm një herë dhe brenda familjes së ngushtë, ndërsa në rastet e tjera transaksionet do të tatohen
“Nuk mund të ridhurohet disa herë brenda familjes apo te kushërinjtë e vijës së dytë apo të tretë”, tha Alimema.
Çmimet e reja të referencës për kryeqytetin të miratuara me VKM në 2022-in do të hyjnë në fuqi për tregun imobiliar vitin e ardhshëm, ndërsa aktualisht transaksionet e shit-blerjes së pronave përllogariten me referencat e 2018-ës të miratuara nga Kadastra./TCH
What's Your Reaction?