“Të gjitha të dhënat për kullën të çojnë te Shkëlzeni, Sali Berisha nuk shpjegon pse nuk është e tij”

Analisti Ilir Demaliaj thotë se reagimi vakët i Sali Berishës për ndërtimin e kullës 64-katëshe në Tiranë si dhe të gjitha të dhënat e dala në media, tregojnë që pas ndërtimit qindra miliona eurosh, është djali i tij, Shkëlzen Berisha. Demaliaj tha se Berisha i kërkon Edi Ramës heqjen e lejes së ndërtimit, pasi e […]

Gusht 10, 2023 - 09:55
 0
“Të gjitha të dhënat për kullën të çojnë te Shkëlzeni, Sali Berisha nuk shpjegon pse nuk është e tij”
Reklamë
Reklamë

Analisti Ilir Demaliaj thotë se reagimi vakët i Sali Berishës për ndërtimin e kullës 64-katëshe në Tiranë si dhe të gjitha të dhënat e dala në media, tregojnë që pas ndërtimit qindra miliona eurosh, është djali i tij, Shkëlzen Berisha.

Demaliaj tha se Berisha i kërkon Edi Ramës heqjen e lejes së ndërtimit, pasi e di që kryeministri nuk ka për ta bërë një gjë të tillë. Por Berisha nuk kërkon hetim apo ndalimin e ndërtimit të kullës.

“Qëndrimi i zotiti Berisha nuk ka sens. Nëse familjarët e tij nuk do të ishin përfshirë, do të kërkonte mosngritjen e kësaj kulle. Po të shkosh në Gjirin e Lalzit aty duhet të vendosësh shiritin e krimit. Ai mundohet duke i bërë thirrje Ramës, por ai e di që Rama nuk do e heqë lejen.

Reklamë
Reklamë

Berisha nuk shpjegon pse nuk është e tij. Të gjitha të dhënat të çojnë te Shkëlzen Berisha. Ne i dimë pasuritë e këtyre politikanëve, pasuritë e tyre janë kriminale. “Mali i Tiranës” është një mal korrupsion”, tha Demaliaj gjatë një interviste për “News24”.

Ai u shpreh se shumë të ashtuquajtur analistë, e kanë ditur prej kohësh se në Tiranë do të ndërtohej një monstër e tillë betoni, por kanë zgjedhur të mos flasin. Dhe kjo sipas tij tregon qartë interesat politike që kanë.

“Problemi është që të gjithë këta analistë, ne nuk kemi as analistë, ata ngrejnë interesat e tyre sipas lidhjes politike. Si nuk e dinin këta që po ngrihej një përbindësh në mes të Tiranës? Kompania që nuk ka të ardhura në radhë të parë, i jipet një ndërtim i tillë që kushton miliona e miliona. Ky është pastrim parash, i drogës, i korrupsionit, i prostitucionit, i njerëzve që kanë marrë viza si biznesmenë”, përfundoi Demaliaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.