Të kundërtat tërhiqen? Shkenca thotë “jo”

Sa herë mund ta kemi dëgjuar shprehjen “të kundërtat tërhiqen”? Është një frazë që ka ushqyer gjithmonë njerëzit romantikë, por sipas kërkimeve më të fundit shkencore nuk rezulton ashtu. Në një studim të kryer nga Universiteti i Kolorados në SHBA dhe i botuar në revistën “Nature Human Behavior”, janë mbledhur të dhëna për më shumë se […]

Prill 21, 2024 - 12:30
 0
Të kundërtat tërhiqen? Shkenca thotë “jo”
Reklamë
Reklamë

Sa herë mund ta kemi dëgjuar shprehjen “të kundërtat tërhiqen”? Është një frazë që ka ushqyer gjithmonë njerëzit romantikë, por sipas kërkimeve më të fundit shkencore nuk rezulton ashtu.

Në një studim të kryer nga Universiteti i Kolorados në SHBA dhe i botuar në revistën “Nature Human Behavior”, janë mbledhur të dhëna për më shumë se një shekull. Sipas këtyre të fundit, 82% deri në 89% e tiparave të analizuara, që nga bindjet politike e deri te zakonet e këqija, partnerët kishin më shumë gjasa të ishin të ngjashëm.

Vetëm në 3% të tipareve, ekzistonte prirja për të qenë me një person të ndryshëm.

Reklamë
Reklamë

Ekspertët thonë tashmë se këto gjetje mund të ndryshojnë krejtësisht mënyrën si i perceptojmë marrëdhëniet romantike. Dr. Matt Keller, një prej autorëve kryesorë të studimit thekson se bazuar në modelet gjenetikem,  shumë çifte bëhen bashkë në mënyrë rastësore.

Disa rriten në të njëjtën zonë. Edhe pamja fizike shpesh bëhet element kyç, pra njerëzit priren të gjejnë partnerin me tipare të ngjashme me ta. Po edukimi a ndikon? Sidomos në Shtetet e Bashkuara po vërehet se njerëzit janë në kërkim të një partneri me të njëjtin status ekonomik apo profesion.

Shumë rrallë “të kundërtit tërhiqen”

Nuk është gjetur asnjë provë bindëse për këtë teori, të cituar kaq shpesh. Përshembull nëse dikush është njeri që zgjohet herët në mëngjes, shanset që të përfundojë me një ‘gjumash’ janë tejet të vogla.

Shkenca na mëson se kur bëhet fjalë për dashurinë, ne jemi më të prirur të gjejmë shpirtin tonë binjak mes atyre që ndajnë të njëjtat cilësi si ne.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.