“Të ndalen kërcënimet”, Kurti nga Shkupi: Kosova gati të zbatojë reformat

Kosova është e gatshme të zbatojë reformat. Kështu deklaroi sot kryeministri Albin Kurti nga Shkupi, ku po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit

Janar 22, 2024 - 11:02
 0
“Të ndalen kërcënimet”, Kurti nga Shkupi: Kosova gati të zbatojë reformat
Reklamë
Reklamë

Kosova është e gatshme të zbatojë reformat. Kështu deklaroi sot kryeministri Albin Kurti nga Shkupi, ku po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të BE-së dhe admnistratës amerikane.

Ai shtoi se rajoni duhet të integrohet dhe kërcënimet duhet të ndalen.

Albin Kurti: Vitin e kaluar në tetor në Samitin e procesit të Berlinit, doli nga një mungesë e caktuar për ndjenjën e zgjerimit urgjent, ndërsa tani kemi plan për rritje apo zgjerim urgjent dhe kjo për shkak të rritjes së agresionit rus. Lidhur me sektorin privat besoj do të përmirësojë qasjen e financave. Gjashtë vendet e Ballkanit sigurisht do të ketë përfitime. Aderimi në BE besoj që duhet të jetë me merita dhe duhet të jetë një mundësi për bashkëpunim më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit.

Reklamë
Reklamë

Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve. Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet dhe qytetarët të afrohen, kërcënimet duhet të ndërpriten. Liria për mallra duhet të shfrytëzohet për qytetarët dhe jo për gjëra të tjera. Në demokracinë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës, BE paraqet përzgjedhje strategjike të liderëve të vendit dhe puna jonë është të plotësojmë kushtet dhe BE të gjykojë sipas meritave./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.