Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në afërsi të një karburanti në Prishtinë të Kosovës. Policia e
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në afërsi të një karburanti në Prishtinë të Kosovës.
Policia e Kosovës bën me dije se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nuk ka ende një informacion lidhur me shkakun e të shtënave.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, njofton policia e Kosovës./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?