Temperatura deri në 33 gradë dhe pluhur saharian, ja si pritet të jetë moti këtë fundjavë

Kjo fundjavë pritet që të na sjellë temperatura deri në 33 gradë Celsius dhe mot të qëndrueshëm me kthjellime. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se këto temperatura janë deri në 13 gradë më të larta sa i përket muajit Prill. Përveç intervaleve të gjata me diell, kjo e dielë […]

Prill 12, 2024 - 09:50
 0
Temperatura deri në 33 gradë dhe pluhur saharian, ja si pritet të jetë moti këtë fundjavë
Reklamë
Reklamë

Kjo fundjavë pritet që të na sjellë temperatura deri në 33 gradë Celsius dhe mot të qëndrueshëm me kthjellime. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se këto temperatura janë deri në 13 gradë më të larta sa i përket muajit Prill. Përveç intervaleve të gjata me diell, kjo e dielë pritet të sjellë dhe pluhurin saharian në territorin e vendit.

Hakil Osmani: Presim maksimume që do të ngjiten dhe në vlerën 32 gradë Celsius, këto në qarqet e Elbasanit dhe Beratit, maksimumet pritet të jenë dhe në kryeqytet si dhe përgjatë vijës bregdetare do të jenë temperatura mjaft të larta sa i takon muajit Prill. Por jo vetëm dita e sotme, por edhe fundjava pritet me temperatura të larta ku do të mbeten në maksimumet 32 gradë Celsius ditën e shtunë ku do të kemi rritje të temperaturave të ajrit në Shkodër dhe Tiranë duke bërë që edhe ato të shkojnë rreth vlerave 32 gradë Celsius.

Edhe dita e dielë do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit edhe gjatë mesditës duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore do t’i kemi në 9 gradë në Peshkopi apo Ersekë, ndërsa në Ultësirën Perëndimore presim temperatura nga 10 deri në 16 gradë Celsius. Mesdita pritet që temperaturat të ngjiten në vlerën 33 gradë Celsius, duke bërë që të kemi temperatura deri në 13 gradë më të larta sa i përket këtij muaji.

Por jo vetëm temperatura të larta, kjo fundjavë do të na sjellë dhe motin e qëndrueshëm. Pritet që gjatë kësaj fundjave të kemi prezente dhe pluhurin saharian pasi pritet që në territorin shqiptar dhe jo vetëm, në të gjithë Mesdheun të kemi prezent pluhurin pasi kemi aktivizimin e masave ajrore me origjinë nga Afrika duke bërë që të prekin dhe vendin tonë.

Reklamë
Reklamë

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.