“Tempulli 1”- Gjykata e Tiranës jep vendimet për 14 të arrestuarit e parë
Shpërndarësit e lëndëve narkotike të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Tempulli 1”, janë dënuar të martën nga Gjykata e Tiranës. Gjykata ka liruar me kusht 11 nga 14 të ndaluarit për tregtimin e drogës, ndërsa me 5 vite burg janë dënuar 2 të pandehur: Dorjano Çela dhe Eduart Hysa. Gjykata e Tiranës, në vendimin e […]
Shpërndarësit e lëndëve narkotike të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Tempulli 1”, janë dënuar të martën nga Gjykata e Tiranës. Gjykata ka liruar me kusht 11 nga 14 të ndaluarit për tregtimin e drogës, ndërsa me 5 vite burg janë dënuar 2 të pandehur: Dorjano Çela dhe Eduart Hysa.
Gjykata e Tiranës, në vendimin e saj ka deklaruar fajtor të pandehurit Dorjano Çela për kryerjen e veprës penale, të “Prodhim dhe shitja e narkotike, duke e dënuar me 7 (shtatë) vite e 6 muaj burg. Atij i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Dorjano Çela me 5 (pesë) vite burgim. Vuajtjen e dënimit ai do ta kryejë në një burg te sigurisë së zakonshme.
Gjykata ka deklaruar fajtorë edhe të pandehurin, Eduart Hysa për kryerjen e veprës penale, të “Prodhim dhe shitja e narkotik-ve”, duke e dënuar me 7 (shtatë) vite e 6 muaj burgim. Edhe këtij të pandehuri i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim, të cilin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.
/a.r
What's Your Reaction?