Tentoi të vriste burrin e mbesës pse nuk e thirri në funeral, ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri 68-vjeçari

68-vjeçari Sulejman Kapllani është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar me burg nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për veprat penale

Mars 20, 2024 - 16:05
 0
Tentoi të vriste burrin e mbesës pse nuk e thirri në funeral, ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri 68-vjeçari
Reklamë
Reklamë

68-vjeçari Sulejman Kapllani është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar me burg nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në datën 8 shkurt të këtij viti, Kapllani qëlloi me armë zjarri Selami Brahimin, burrin e mbesës së tij. Shkak për këtë u bë konfliktet që kishin prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes. Sherri nisi pas vdekjes së vjehrrit të shënjestrës, Musa Kapllani, në janar të këtij viti njëkohësisht vëllai i autorit.

S. K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi””, njofton policia.

Reklamë
Reklamë

Musa Kapllani që prej vitit 2013 nuk fliste me dy vëllezërit e tij. Në 2013-ën vëllai i vogël Bërhan Kapllani vrau në Itali ish-bashkëshorten e tij, Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana ndërsa u dënua nga shteti italian me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe Musa Kapllani ka ndërprerë marrëdhëniet me dy vëllezërit Sulejmanin Kapllani, autorin e plagosjes dhe një vëllai tjetër./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.