Tërmet 5.1 ballë në Kaliforni; tani ka frikë edhe për stuhinë e fuqishme “Hilary”

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në jug të shtetit te Kalifornise ne SHBA.   Tërmeti ndodhi pikërisht

Gusht 21, 2023 - 09:51
 0
Tërmet 5.1 ballë në Kaliforni; tani ka frikë edhe për stuhinë e fuqishme “Hilary”
Reklamë
Reklamë

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në jug të shtetit te Kalifornise ne SHBA.

 

Tërmeti ndodhi pikërisht kur stuhia Hilary kaloi në të njëjtën zonë. Aktualisht nuk ka raporte për viktima.

Reklamë
Reklamë

 

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte në Ojai, midis Santa Barbara dhe Ventura. Sherifi i qarkut Ventura tha se nuk u raportua për dëme të menjëhershme. Njësitë e aviacionit të qarkut më vonë raportuan se nuk kishte dëme pasi fluturuan mbi digat e liqenit Casitas dhe Matilija dhe qytetin Ojai.

 

Pasgoditjet u ndjenë në të gjithë Los Anxhelosin dhe komunitetet përreth.

 

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, nuk u raportuan dëme strukturore ose lëndime. Goditja fillestare u pasua nga të paktën dy pasgoditje, me magnitudë 3.1 dhe 3.6.

 

Ndërkohë, bërthama e stuhisë tropikale Hilary ndodhet rreth 15 km në juglindje të Los Anxhelosit, me erëra që kalojnë 70 km në orë, sikurse raporton CNN.

 

Shumica e Kalifornisë Jugore, përfshirë Los Angeles dhe San Diego, janë në alarm per shkak te ererave shume te forta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.