Tërmet në Sarajevë, banorët braktisin shtëpitë
Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarajevë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:20. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash. Qytetarët e Sarajevës […]
Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarajevë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:20. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.
/a.r
What's Your Reaction?