Terrorizoi Durrësin, Policia: 2 herë u kërkua urdhër-mbrojtje për gruan, por ajo nuk u paraqit në gjykatë

Policia ka sjellë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mëngjesit të së mërkurës në Durrës, ku Aleks Marku iu vetëdorëzua forcave RENEA pasi qëlloi me armë zjarri nga dritarja e apartamentit ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur. Policia e Lezhës ka referuar në dy raste në Prokurori, më 14 Dhjetor […]

Maj 15, 2024 - 13:20
 0
Terrorizoi Durrësin, Policia: 2 herë u kërkua urdhër-mbrojtje për gruan, por ajo nuk u paraqit në gjykatë
Reklamë
Reklamë

Policia ka sjellë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mëngjesit të së mërkurës në Durrës, ku Aleks Marku iu vetëdorëzua forcave RENEA pasi qëlloi me armë zjarri nga dritarja e apartamentit ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.

Policia e Lezhës ka referuar në dy raste në Prokurori, më 14 Dhjetor 2023 dhe 27 Mars 2024, kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për bashkëshorten e 40-vjeçarit, B. Marku, 32 vjeçe. Në asnjërën nga këto seanca, 32-vjeçarja nuk është paraqitur në gjykatë.

“Në vijim, lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, më datat 14.12.2023 dhe 27.03.2024, kanë referuar në Prokurori, kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për bashkëshorten e shtetasit Aleks M., shtetasen B. Marku, 32 vjeçe. Në asnjërën nga seancat, 32-vjeçarja nuk është paraqitur në Gjykatë“, njoftoi policia.

Reklamë
Reklamë

Ndërkohë 40-vjeçari, sipas policisë, rezulton se ka thyer në Itali masën e sigurisë arrest në shtëpi për vjedhje.

Uniformat blu po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse Marku ka qenë nën efektin e lëndëve psikotrope gjatë ngjarjes. Ndërkohë, banorë të lagjes ky ai kishte marrë apartamentin me qira tregojnë se ai ishte përdorues i drogave.

Ndaj Markut rëndojnë disa vepra penale si “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Megjithatë vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.