Theu “arrestin e shtëpisë” për të vjedhur 2 celularë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Një 41-vjeçar i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vodhi celularë në 2 biznese është arrestuar nga policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit “Story” u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar […]
Një 41-vjeçar i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vodhi celularë në 2 biznese është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në kuadër të operacionit “Story” u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
/a.r
What's Your Reaction?