“T’i blej një veturë?”/ Çeço tregon takimet me legjendën Bekenbauer: U mblodh e gjithë Shkodra e kërkonin firma

Futbolli i ka dhënë lamtumirën një figurë legjendare si Franc Bekenbauer, i cili është ndarë nga jeta këtë të diel. Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë si lojtar e trajner, ka lënë mbresa të jashtëzakonshme në fushë e jashtë saj dhe vlerësohet si një personazh i çiltër me të gjithë. Takimet me “Kaizerin” i kanë kujtuar […]

Janar 9, 2024 - 20:13
 0
“T’i blej një veturë?”/ Çeço tregon takimet me legjendën Bekenbauer: U mblodh e gjithë Shkodra e kërkonin firma
Reklamë
Reklamë

Futbolli i ka dhënë lamtumirën një figurë legjendare si Franc Bekenbauer, i cili është ndarë nga jeta këtë të diel. Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë si lojtar e trajner, ka lënë mbresa të jashtëzakonshme në fushë e jashtë saj dhe vlerësohet si një personazh i çiltër me të gjithë.

Takimet me “Kaizerin” i kanë kujtuar këto ditë edhe emra të futbollit shqiptar që e kanë pasur atë si rival në fushën e blertë, por kanë pasur edhe kontakte me të jashtë saj. Një prej tyre është Iljaz Çeço, i cili në një rrëfim për “Sport News” në “News 24”, ka treguar pikërisht takimet e tij me legjendën e futbollit botëror që u nda nga jeta.

Cilat janë përshtypjet tuaja për një legjendë të tillë?

Reklamë
Reklamë

Në futboll na binte shorti me Gjermaninë. Para se të luhej ndeshja, vinte në stadiumin “Dinamo” dhe bëhej ajo si me thënë, nxehmja. Kur erdhi, u mbush stadiumi si të kishte ndeshje.

Në ndeshjet e kthimit në Karlsruhe ju u takuat sërish me Bekenbauer. Çfarë ju tha ai?

Bekenbauerin, pas lojës që u takova, ikëm për të marrë një porosi të dentistit Pano Lulo. Kur po mbylleshin dyqanet, vij unë kur shikoj që njerëzit thonë “Uu, Kazieri”. Një të hapur të gjitha dyqanet, dyndej populli, tifozët…Të gjithë thërrisnin emrin e tij. Më porositi për të gjitha mjetet, jo këpucë të trasha, e disa gjëra të tjera për dhëmbë. Pastaj më thotë ‘po sikur t’i blej një veturë’. Po jo i thashë unë çfarë veture. Mbaroi, u kthyem dhe u ndamë. Ishalla takohemi prapë tha.

Ai u kthye në Tiranë por si trajner. Çfarë biseduat?

Mua më thotë Pano Lulo që ka ardhur Bekenbauer, nuk e dija që ishte trajner. Mua më thotë, hajde se ka ardhur Bekenbauer. Ra muhabeti jot që të sjelli gjërat, u takuam te 15-katëshi. Tani thamë që të shkojmë në Shkodër, pasi luhej kampionati i Shpresave. E gjithë Shkodra u mblodh, kërkonin firma. Kur u bë finalja, kur u bë Kampionati Botëror në Gjermani, nga Federata shkonin edhe këta se ishin vende të caktuara. Donit të takonin skuadrën gjermane, këto të Federatës kishin marrë edhe Pano Lulon. I thonë Bekenbauerit që është Pano Lulo me këta të Shqipërisë dhe na lejojnë më pas. Kemi patur marrëdhënie të mira.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.