Tjetër sulm me thikë në Gjermani, plagoset politikani
Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë në Mannheim, në jug të Frankfurtit. Politikani gjerman i cili
Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë në Mannheim, në jug të Frankfurtit.
Politikani gjerman i cili kandidon në zgjedhjet lokale është shtruar në spital, mjekët i kanë bërë qepje dhe gjendja e tij nuk ngjall shqetësim, siç raportojnë mediat gjermane.
Sipas përfaqësuesit të partisë AfD, Emil Zetse, viktima është 62-vjeçari Heinrich Koch, i cili u sulmua nga gjithsej tre persona, por njëri prej tyre e goditi me thikë. Dy të tjerët u larguan, raporton gazeta gjermane Bild.
Në të njëjtën zonë, të premten e kaluar, një 25-vjeçar afgan plagosi gjithsej gjashtë persona – duke përfshirë një polic – në sheshin qendror të tregut të Mannheim, në një ngjarje të organizuar nga lëvizja anti-islamike Pax Europa (BPE). Polici 29-vjeçar dha frymën e fundit pasi luftoi për tre ditë për të mbajtur veten në jetë.
Gjithçka filloi kur kandidati i AfD, Heinrich Koch, pa në sheshin Mannheim tre burra që grisnin postera të politikanëve nga partia e tij Alternativa për Gjermaninë. Dhe kur ai u vërsul drejt tyre, njëri prej tyre e sulmoi me thikë. Policia ka arrestuar njeriun që goditi me thikë politikanin gjerman, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e tij. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?