Tortë me Biskota – E Thjeshtë me Vetëm 4 Përbërës
Ëmbëlsira që është gjithmonë pjesë e festimeve familjare apo mes miqve. Tortat e ditëlindjeve apo përvjetorëve janë një traditë e vjetër në vendin tonë. Sigurisht që në vrullin e përgatitjes për gëzimin e radhës, tortën shpesh thjesht e përzgjedhim në pastiçeri. Por AgroWeb.org ju tregon një recetë shumë të thjeshtë dhe perfekte për ta provuar. […] The post Tortë me Biskota – E Thjeshtë me Vetëm 4 Përbërës appeared first on AgroWeb.
Ëmbëlsira që është gjithmonë pjesë e festimeve familjare apo mes miqve.
Tortat e ditëlindjeve apo përvjetorëve janë një traditë e vjetër në vendin tonë.
Sigurisht që në vrullin e përgatitjes për gëzimin e radhës, tortën shpesh thjesht e përzgjedhim në pastiçeri.
Por AgroWeb.org ju tregon një recetë shumë të thjeshtë dhe perfekte për ta provuar.
Ju duhen vetëm katër përbërës dhe do të keni përgatitur një tortë të freskët dhe të shijshme.
Ndiqni me kujdes hapat e recetës dhe përgatiteni sapo të keni një festë, apo edhe për drekën e fundjavës me familjen.
Përbërësit
- 400 g biskota të thjeshta
- Gjysmë gote uji me kafe
- 1 kuti me qumësht të kondensuar
- 1 gotë e gjysmë me krem pana të parrahur
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete do t’ju duhet që të thërrmoni disa nga biskotat.
Ndërkohë merrni një pjatë të sheshtë, apo pjatancë të madhe dhe aty vendosi rrethin e tavës së kekut.
Nëse nuk e keni atë formë mos u shqetësoni pasi mund ta bëni tortën katrore.
Në një tas hidhni panën dhe nisni ta përgatisni me rrahësin elektrik derisa të krijohet kremi i zakonshëm.
Tek po i njëjti tas hidhni qumështin e kondensuar dhe përziejeni mirë.
Do të keni krijuar një krem të plotë dhe të shijshëm.
Ky krem nuk ka nevojë për sheqer, pasi qumështi i kondensuar ka një ëmbëlsi të vetën.
Pasi të keni zierë kafenë, e cila duhet të jetë e hidhur, AgroWeb.org ju këshillon të nisni me zhytjen e biskotave dhe shtrimin e tyre në pjatë.
Kini kujdes që biskotat të mos zbuten shumë pasi do të humbasë efekti krokant i tortës.
Nëse dëshironi mund të përdorni edhe neskafe, e cila është pak më e ëmbël në shije.
Pasi të keni krijuar shtresën e parë me biskota hidhni pak nga kremi dhe përhapeni mirë.
AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni një lugë të madhe për të shtruar mirë kremin.
Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e biskotave të jetë e mbuluar.
Vazhdoni të përsërisni këto hapa derisa të keni mbaruar përbërësit.
Kini kujdes që në fund të keni një shtresë me krem.
Tortën futeni në frigorifer që të mpikset siç duhet për ta servirur kur t’ju duhet.
Nëse keni kohë, mundohuni që ta lini të paktën për katër orë, pasi edhe shija bëhet më e fortë.
Në fund mjafton që ta spërkatni me biskotat e thërrmuara dhe ta servirni për të dashurit tuaj./AgroWeb.org
The post Tortë me Biskota – E Thjeshtë me Vetëm 4 Përbërës appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?