“Tradhti, thikë në zemër”, mediat serbe pas banderolës së tifozëve grekë: S’e prisnim nga ju vëllezër!
Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajax, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhti dhe “thikë në zemër” nga serbët dhe mediat e këtij vendi. Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakos. “Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me […]
Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajax, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhti dhe “thikë në zemër” nga serbët dhe mediat e këtij vendi.
Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakos. “Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë.
“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.
Reklamë Reklamë Kurir
Ky është titulli i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës. Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.
/a.r
What's Your Reaction?