Trafik droge në Itali/ Goditet grupi kriminal, mes të ndaluarve 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga Policia italiane. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit që nisi në orët e para të mëngjesit nga Komanda Provinciale e Imperias, Xhenovas dhe Scico e Guardia di Finanza. Në total janë ekzekutuar 26 urdhra arresti për trafik droge nga grupe kriminale të stilit mafioz. Nga […]

Nëntor 13, 2023 - 13:29
 0
Trafik droge në Itali/ Goditet grupi kriminal, mes të ndaluarve 4 shqiptarë
Reklamë
Reklamë

Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga Policia italiane.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit që nisi në orët e para të mëngjesit nga Komanda Provinciale e Imperias, Xhenovas dhe Scico e Guardia di Finanza.

Në total janë ekzekutuar 26 urdhra arresti për trafik droge nga grupe kriminale të stilit mafioz.

Reklamë
Reklamë

Nga 26 personat e përfshirë, njëri është kuban, dy ekuadorian dhe katër janë shqiptarë, raportojnë mediat italiane.

23 për të ndaluarve iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërkohë që për 3 të tjerë u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shtatëmbëdhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte-Gioffrè , me origjinë nga Seminara dhe që është e lidhur ngushtë me organizatën mafioze ‘Ndrangheta’.

Kjo shoqatë kriminale kishte banesa të ndryshme të pjestarëve të saj, të cilat përdoreshin për mbledhje operative të anëtarëve me qëllim marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin me lëndë narkotike, për negociatat me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Grupi karakterizohej nga veprimi në mënyra që besohet se i atribuohen organizatave mafioze, përmes të cilave pohoi kontrollin e saj mbi trafikun e drogës në zonën e Diano Marinës dhe bashkive fqinje.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.