Transportonin kallashnikov me autobusë të linjës, arrestohen dy persona në Tiranë, çfarë iu gjet në çantë
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi transportuar me autobusë të linjës Pogradec-Tiranë, një armë zjarri kallashnikov. Sipas uniformave
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi transportuar me autobusë të linjës Pogradec-Tiranë, një armë zjarri kallashnikov.
Sipas uniformave blu arma e zjarrit do t’i shitej një tjetër personi.
Po ashtu, policia njofton se ka sekuestruar gjithashtu një bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”, njofton policia.
Policia njofton se po punon për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?