“Tre ‘B’-të janë humbës”/ Spahiu: Berisha-Basha-Bardhi luftë me njëri-tjetrin, jo me Ramën
Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën në PD dhe forcën e opozitës ndaj mazhorancës. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha janë në luftë me njëri-tjetrin dhe jo me kreun e qeverisë Edi Rama. Mes tjerash ai theksoi se konflikti në PD tashmë është […]
Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën në PD dhe forcën e opozitës ndaj mazhorancës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha janë në luftë me njëri-tjetrin dhe jo me kreun e qeverisë Edi Rama.
Mes tjerash ai theksoi se konflikti në PD tashmë është i dhunshëm.
“Urrejtja që kanë ndaj njëri-tjetrit është në përmasa që flet sa një mijë fjalë. Mendoj se konflikti brenda PD-së tashmë është i dhunshëm. Kanë për qëllim eliminimin përfundimtar të njëri-tjetrit. Berisha nuk ka fare moral që të akuzojë tjerët që kanë bërë marrëveshje me Ramën sepse i pari që ka bërë marrëveshje me Ramën në 2008 është Berisha.
Tre B janë humbës për momentin. Basha Berisha e Bardhi, në situatën që është PD, e kanë të pamundur që të jenë më të fortë se sa në vitin 2021 dhe në 2017.
Sot i kanë humbur të gjitha, kanë humbur dhe njëri-tjetrin. Sot Shqipëria dhe opozita është në një krizë lidershipi. Këta po vriten me njëri-tjetrin”- tha ai./m.j
What's Your Reaction?