Tre vepra penale për shpërthimin, nëse ngrihen zyrtarisht akuzat, hetimi do të bëhet nga SPAK
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në ku një shpërthim i fuqishëm në një biznes me
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në ku një shpërthim i fuqishëm në një biznes me materiale ndërtimi la pas dy të vdekur dhe 7 persona të tjerë mbeten të plagosur. Në mesin e të plagosurve ishte edhe deputeti i PS-së Bujar Çela, i cili është dhe pronari i këtij biznesi.
Burime nga grupi hetimor thanë se deri në këto momente po hetohet për tre akuza, konkretisht shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune, shkelje te lejes pasi subjekti rezulton se ka dalë nga konturat e lejes si dhe shkratërrim prone nga pakujdesia. Ende nuk ka akuza të regjistruara zyrtarisht pasi vijojnë ende hetimet. Nëse do të ketë akuza për deputetin Çela atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.
Dy viktimat babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha humbën jetën në ditën e tyre të parë të punës teksa po transportonin me vinç një bombol oksigjeni e cila shpërtheu. Për pasojë Roland Hoxha vdiq në vend, ndërsa i biri i tij humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.
Ndërkohë në spitalin e Lushnjës të gjithë të plagosurit janë rikthyer në shtëpi pasi janë jashtë rrezikut per jetën. Një nga punëtorët e kësaj firme, Saimir Korreshi pritet që të ekzaminohet në spitalin e Traumës. Në kryeqytet ndërkohë ndodhen ende të shtruar një nga punëtorët e tjerë si dhe deputeti Bujar Çela për të cilët mjekët thonë se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
What's Your Reaction?