Trigona të Mbushur me Krem Pastiçerie – Përgatiten Lehtë në Shtëpi
Krokantë, të artë, të shkrifët, trigonat e zhytur në sherbet e të mbushur me krem pastiçerie janë ëmbëlsira perfekte. Receta kërkon vetëm pak durim, për të mos i ngrënë trigonat para se t’u hidhet sherbeti. Imagjinoni petat krokante të cilat ju shkrihen në gojë që në kafshatën e parë dhe e kombinuar me kremin dhe […] The post Trigona të Mbushur me Krem Pastiçerie – Përgatiten Lehtë në Shtëpi appeared first on AgroWeb.
Krokantë, të artë, të shkrifët, trigonat e zhytur në sherbet e të mbushur me krem pastiçerie janë ëmbëlsira perfekte.
Receta kërkon vetëm pak durim, për të mos i ngrënë trigonat para se t’u hidhet sherbeti.
Imagjinoni petat krokante të cilat ju shkrihen në gojë që në kafshatën e parë dhe e kombinuar me kremin dhe shurupin bëhet një delikatesë e parrezistueshme.
Dhe pse në dukje të vështirë, përgatitja e tyre është fare e lehtë.
Me metodën që ju tregon AgroWeb.org mund t’i përgatisni në çdo kohë për familjarët e miqtë tuaj.
Përbërësit
- 1 pako me peta të gatshme ëmbëlsirash
- 200 g gjalpë
Për kremin e mbushjes
- 4 të verdha vezësh
- 45 gr niseshte misri
- 1 paketë me vanilje
- 140 gr sheqer
- 500 ml qumësht
Për sherbetin
- 500g sheqer
- 400g ujë
Përgatitja
Si fillim petat e freskëta të gatshme i presim në shirita me trashësi 8 centimetra.
Më pas vijojmë me përgatitjen e mbushjes.
Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin e nevojitur, më pas do t’ju duhet ta rrihni masën me telin e kuzhinës.
Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.
Më pas në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen.
Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.
Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit, dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.
Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.
Kjo metodë nuk do t’iu lejojë që veza të pritet dhe kremi të prishet.
Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet të përzieni gjatë gjithë kohës me një ritëm jo shumë të shpejtë.
AgroWeb.org ju këshillon që të ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, kështu kremi do të bëhet më shpejt.
Kur masa të fillojë që të trashet ngadalë largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet.
Për secilin trigon që do përgatitet nevojiten tre rripa petash.
Si fillim secilën prej tyre e spërkasim me gjalpë e më pas i vendosim njera mbi tjetrën.
Pasi i kemi bashkuar rripat tre e nga tre, në fillim të secilës petës vendosim nga një lugë gjelle me masën e përgatitur dhe nisim mbylljen e petave në formë trekëndore.
Secilin prej trigonave të përgatitur lyejeni me gjalpë dhe piqeni në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë
Më pas, përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit.
Pasi të jenë ftohur trigonat futini në sherbet ose sherbetin hidhuani sipër. /AgroWeb.org
The post Trigona të Mbushur me Krem Pastiçerie – Përgatiten Lehtë në Shtëpi appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?