Tronditet Prishtina, vritet me armë 30-vjeçari, dy të plagosur. Mes tyre një kalimtare e rastit
Egzon Haziri, 30 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur
Egzon Haziri, 30 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronin De Rada”.
Si pasojë e një konflikti mes disa personave, 30 vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një kalimtare e rastit kanë mbetur të plagosur.
Autorët e dyshuar janë vëllezërit Naim Berisha 39 vjeç dhe Ahmet Berisha 29 vjeç.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha dhe grupit të viktimës.
Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?