Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë pretendimin e tij për imunitet nga ndjekja penale

Ish-presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së Lartë të SHBA-së, të shqyrtojë pretendimin e tij të hedhur poshtë nga gjykatat më

Shkurt 13, 2024 - 08:28
 0
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë pretendimin e tij për imunitet nga ndjekja penale
Reklamë
Reklamë

Ish-presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së Lartë të SHBA-së, të shqyrtojë pretendimin e tij të hedhur poshtë nga gjykatat më të ulëta, se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, pasi në atë kohë ishte president.

Zoti Trump u kërkoi anëtarëve të gjykatës të pezullojnë një vendim të një Gjykate Apeli në Uashington, e cila e hodhi poshtë kërkesën e tij për imunitet.

Një datë gjyqi që ishte caktuar për më 4 mars në gjykatën federale të Uashingtonit për katër akuza penale nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith ndaj zotit Trump u shty dhe ende nuk është caktuar një datë e re.

Reklamë
Reklamë

Ish-presidenti Trump po i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë më tej gjyqin ndaj tij për ndërhyrje në zgjedhje, duke thënë se ai ka imunitet nga ndjekja penale për akuzat e lidhura me zgjedhjet.

“Pa imunitet nga ndjekja penale, institucioni i presidentit siç e njohim do të pushojë së ekzistuari”, shkruajnë avokatët e zotit Trump, duke përsëritur argumentet që deri tani kanë dështuar në gjykatat federale.

Avokatët e zotit Trump paraqitën një apel urgjent në gjykatë të hënën, vetëm katër ditë pasi anëtarët e saj dëgjuan argumentat për të përcaktuar nëse ish-presidenti Donald Trump duhet të përjashtohet nga fletët e votimit në në zgjedhjet paraprake për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë do të thotë se gjyqi për ndërhyrje në zgjedhje mbetet pezull, ndërsa gjykata më e lartë e vendit vendos se si do të veprojë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për këtë çështje dhe sa shpejt do të veprojë, mund të përcaktojë nëse kandidati kryesor presidencial republikan do të dalë në gjyq për këtë çështje përpara zgjedhjeve të nëntorit.​

Ngadalësimi i çështjes mund të jetë në avantazh të zotit Trump, pasi nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të përdorë kompetencat e tij presidenciale për të ndërprerë ndjekjen penale ose të falë veten për çdo vepër penale federale./voa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.