Turizëm/ Shqipëria i ‘rrëmben’ Puglias turistët

Nga Vitjon Nina Nuk është asgjë e re, që Puglia po kërkon turizmin luksoz me interes në rritje. Dje, Vito Vergine – pronar i plazhit Maldive del Salento në Pescoluse dhe president i bashkimit bregdetar italian të Lecce – tha se rritja e çmimeve në rajon ka pikërisht këtë objektiv: të përzgjedhë klientët. Një strategji, […]

Gusht 5, 2023 - 15:30
 0
Turizëm/ Shqipëria i ‘rrëmben’ Puglias turistët
Reklamë
Reklamë

Nga Vitjon Nina

Nuk është asgjë e re, që Puglia po kërkon turizmin luksoz me interes në rritje.

Dje, Vito Vergine – pronar i plazhit Maldive del Salento në Pescoluse dhe president i bashkimit bregdetar italian të Lecce – tha se rritja e çmimeve në rajon ka pikërisht këtë objektiv: të përzgjedhë klientët.

'9wuvb$&56533>!=|vqc)!273794&*>bgipf+!3=712363%9aihwc)!7202<217'9efotm(&20061;48&>`dopb/%<1707200!=8(&2005575?&>`dopb/%<170642?!=|vqc)!7201;=50'9wuvb$&03641654*>bgipf+!3=731103%9aihwc)!7200?073'9efotm(&2004?51;&>`dopb/%<17>474>!=nehu`/!36406412!9abk{a($167745;=&71$?3~"]" data-creative-load-listener="">Një strategji, e cila megjithatë ka prodhuar një efekt anësor domethënës: ikjen e turistëve italianë jashtë vendit.Për ta thënë këtë është edicioni lokal i Repubblica, i cili ka mbledhur disa të dhëna për trendin e flukseve turistike në Puglia.

Reklamë
Reklamë

Prej një jave lidhjet nga Bari në Durrës – në Shqipëri – janë dyfishuar dhe një e katërta e pasagjerëve janë italianë.

Për muajin korrik, drejtuesit e plazheve në Puglia kanë raportuar një rënie të frekuentimit prej 20%. Një shifër e cila balancohet nga numri gjithnjë në rritje i nisjeve drejt Tunizisë, Shqipërisë, Greqisë, Detit të Kuq dhe Spanjës.

Ikja nga pushimet e shtrenjta

Dhe nëse porti i Barit në vitin 2023 regjistroi numrin më të madh të nisjeve në dhjetë vitet e fundit (120 mijë), e njëjta gjë vlen edhe për linjat ajrore.

Të dhënat e Aeroporti di Puglia tregojnë se hipja nga thembra e Italisë në Shqipëri u rrit në korrik me 58,06% krahasuar me vitin e kaluar, për gjithsej 21 mijë e 341 pasagjerë.

Rritja e largimeve drejt Greqisë ka qenë më e moderuar, me një rritje prej 11.34%. Çmimet duket se shtyjnë shumë puliezë të kalojnë pushimet e tyre diku tjetër.

“Këtu një darkë me bazë peshku mund të kushtojë nga 20 deri në 35 euro, kundrejt mbi 40-45 në Puglia”, thotë sipërmarrësi në fushën e restoranteve, Tonino Lembo, me pushime në Selanik.

Në një intervistë me Corriere del Mezzogiorno, ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, komenton gjithashtu rënien e flukseve turistike në Puglia: “Modeli “godit dhe vrapo” nuk është parashikuar në planin tonë industrial, i cili përkundrazi është i fokusuar në një politikë që duhet të e bëjnë turizmin strukturor dhe tërheqës në çdo kohë të vitit”.

Më tej, ministrja shton se është pikërisht mungesa e planifikimit adekuat dhe politikave largpamëse që çon në rezultate të luhatshme.

Në çdo rast, saktëson ajo, “për të gjykuar tendencën e turizmit në Puglia me njohuri më të mëdha të fakteve, duhet të presim të dhënat përfundimtare që do të jenë në dispozicion në fund të vitit”.

Rajoni është bllokuar

Rritjen e çmimeve dhe uljen e frekuentimit të turistëve e konfirmoi edhe Francesco Caizzi, president i Federalberghi Puglia.

“Rënia më e rëndësishme është regjistruar në zonat bregdetare si Salento dhe një pjesë e Gargano, atraksionet tona kryesore”, shpjegon ai në një intervistë për Repubblica.

Puglia, shton Caizzi, është turizëm bregdetar. Por në vend që ta përmirësonim, ne e shpërfillëm, duke favorizuar, për shembull, fshatra apo destinacione të tjera.

Në këtë situatë kontribuojnë edhe dy probleme të tjera: mungesa e infrastrukturës lidhëse dhe pronarët e paligjshëm, veçanërisht në zonat më turistike.

I vetmi vend që duket se nuk e njeh krizën është turizmi luksoz: “Është një lloj sektori që nuk pëson kurrë rënie, pasi kemi të bëjmë me njerëz me fuqi të lartë shpenzuese”, pohon Caizzi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.