Turizmi në Shqipëri/ Kumbaro: Erdhën turistë grekë dhe si çdo vit shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kemi rritje …!

Ministrja e Turizmit u shpreh se janë 450 mijë turistë grekë që këtë vit zgjodhën të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri. Në një intevistë për ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në ABC News, Kumbaro iu përgjigj edhe debatit se pjesë e kësaj shifre, janë klasifikuar edhe emigrantët shqiptarë me pasaporta greke. “Sipas përkufizimit […]

Shtator 18, 2023 - 21:09
 0
Turizmi në Shqipëri/ Kumbaro: Erdhën turistë grekë dhe si çdo vit shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kemi rritje …!
Reklamë
Reklamë

Ministrja e Turizmit u shpreh se janë 450 mijë turistë grekë që këtë vit zgjodhën të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.

Në një intevistë për ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në ABC News, Kumbaro iu përgjigj edhe debatit se pjesë e kësaj shifre, janë klasifikuar edhe emigrantët shqiptarë me pasaporta greke.

“Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Turizmit, turist është cdo njeri që nuk është rezident në vendin ku shkon. Pjesa e diasporës shqiptare në Greqi, aty ishin edhe vjet edhe parvjet edhe më parë, kemi një rritje të numrit të vizitorëve që kanë hyrë me pasaporta greke në Shqipëri sidomos gjatë sezonit të pushimeve.

Reklamë
Reklamë

Për të parën herë këtë vit, mediat greke kanë folur shumë për turizmin në Shqipëri, gjë që nuk ndodhte më parë. Jemi plotësues në hartën e turizmit, nuk mund të them se konkurojmë Greqinë,” – u shpreh Kumbaro./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.