Tymueset dhe shkatërrimi i sallës, Policia e Tiranës futet në Parlament për të mbledhur provat
Tymueset e hedhura gjatë seancës plenare të ditës së sotme kanë bërë që efektivë të Policisë të Tiranës të futen brenda Parlamentit. Lajmi konfirmohet nga mediat teksa ka qenë vetë Tonin Vocaj që ka drejtuar hetimin. Kujtojmë se ka qenë deputeti Ervin Salianji, i cili ka hedhur 2 tymuese nga foltorja e Parlamentit. Ndërsa po […]
Tymueset e hedhura gjatë seancës plenare të ditës së sotme kanë bërë që efektivë të Policisë të Tiranës të futen brenda Parlamentit.
Lajmi konfirmohet nga mediat teksa ka qenë vetë Tonin Vocaj që ka drejtuar hetimin.
Kujtojmë se ka qenë deputeti Ervin Salianji, i cili ka hedhur 2 tymuese nga foltorja e Parlamentit. Ndërsa po ashtu dhjetëra karrige janë përplasur nëpër sallë nga deputetët e Berishës.
Seanca plenare e ditës së sotme zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit dhe tensioneve.
/a.r
What's Your Reaction?