U arrestua në aeroportin e Athinës, lihet i lirë 48-vjeçari shqiptar
48-vjeçari shqiptar Ralf Feruku i njohur edhe si “Takis”, që u arrestua dje në aeroportin e Athinës, është lënë i lirë. Ai kishte
48-vjeçari shqiptar Ralf Feruku i njohur edhe si “Takis”, që u arrestua dje në aeroportin e Athinës, është lënë i lirë.
Ai kishte mbërritur në Athinë me një fluturim nga Britania. Në kuadër të kontrollit kufitar, u konstatua se i ishte ndaluar dalja jashtë vendit.
Më pas ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë së aeroportit dhe rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti për veprën penale të vrasjes me dashje.
Sot ai ka shkuar në hetuesi dhe ka kërkuar falje i shoqëruar nga avokati i tij, Christos Mavromatis.
48-vjeçari ishte arrestuar më parë dhe ishte lënë në paraburgim për sulmin në Joy Bar në Glyfada në tetor 2017.
Në momentin e arrestimit në Lamia, ai ishte së bashku me Alket Rizain, i cili kishte marrë një leje pesë-ditore nga burgjet e Domokosit dhe një tjetër biznesmen grek, një emër “i rëndë” në botën e natës, i përfshirë në rastet e zhvatjes dhe basteve të paligjshme.
Më pas, ai u lirua nga burgu në prill 2021 dhe pa kushte kufizuese, pas një kërkese në hetues të paraqitur nga avokatët e tij. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?