U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën tragjikisht burrë e grua në Rehovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në Rehovec të Kosovës. Autoritet dyshojnë se çifti ka humbur jetë si pasojë e një asfiksimi, pas djegies së një kolltuku në banesë. Policia dyshon se zjarri ka nisur nga një shkëndijë në një prej prizave elektrike. “Me datën 17.03.2024 rreth […]

Mars 17, 2024 - 19:25
 0
U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën tragjikisht burrë e grua në Rehovec
Reklamë
Reklamë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në Rehovec të Kosovës.

Autoritet dyshojnë se çifti ka humbur jetë si pasojë e një asfiksimi, pas djegies së një kolltuku në banesë.

Policia dyshon se zjarri ka nisur nga një shkëndijë në një prej prizave elektrike.

Reklamë
Reklamë

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes””, njofton Policia e Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.