U dënua për vrasjen e vjehrrës, Sanije Tuga lutet për nipërit që ekzekutuan babanë të mos bëjnë burg: Janë shumë të dashur
Sanije Tuga tregon se me nipërit, që dyshohet se kanë vrarë babanë, ka pasur raporte të afërta dhe marrëdhënie të mira. Në një intervistë ekskluzive me gazetaren Dorjana Bezat, Sanija, e cila vetë ka vuajtur dënimin me burg për vrasjen e vjehrrës dhe plagosjen e burrit, lutet që nipërit të lirohen. “Me fëmijët e Blerinës, […]
Sanije Tuga tregon se me nipërit, që dyshohet se kanë vrarë babanë, ka pasur raporte të afërta dhe marrëdhënie të mira.
“Me fëmijët e Blerinës, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë. Ata janë shumë të dashur, veçse nuk u del koha të vijnë, duhet të vijnë më shpejtë. Burgu është shumë i keq. Edhe për të vjetrit është shumë i keq, jo më për të rinjtë, që duan shumë punë, shumë disiplinë. Tani, nuk e di, vetëm shpresoj që ata të mos bëjnë burg. Nëse e kanë vrarë babanë, atë e di gjykata. Por kur kërkon ndihmë, edhe s’të ndihmon kush, vetëm ajo ngel (vrasja)”.
“Nuk kam kërkuar ndihmë, por ma ka bërë borxh shumë herësh. Fëmijët ma kanë falur, si jo”.
Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës:
Nga veprimet proceduriale të deritanishme, rezulton se vrasësi i dyshuar është Hysen Meta, djali i madh i Pëllumbit. E vetmja gjë ende e paqartë për grupin hetimor mbetet motivi kryesor i krimit. Gjithsesi dhuna në familje, qoftë dhe vetëm ajo psikologjike, e shoqëruar me episode dhune fizike të herëpashershme ndaj nënës, siç dëshmohet vetëm nga Blerina dhe vajza e saj e arrestuar, konsiderohet motiv që ka nxitur frymën e urrejtjes ndaj babait duke çuar në planifikimin e vrasjes së tij.
Pesha e përgjegjësisë nga dëshmitë dhe provat e deritanishme bie mbi Hysen Metën dhe motrën e tij Hygerta. Të dy kanë qenë të pranishëm në krim, por roli i nënës së tyre Blerina Metës, konsiderohet kyç në këtë ngjarje kriminale.
Vrasja e Pëllumb Metës ka ndodhur në datën 10 shkurt, dhe djali i madh Hyseni, pas tre ditësh ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij. Pëllumbi u vra në një dhomë të shtëpisë, e më pas u gropos në kasollen e lopës që ndodhej ngjitur me shtëpinë.
/f.s
What's Your Reaction?