U dhunua barbarisht nga njerku, 4-vjeçari në ‘luftë’ për jetën, plagë të shumta dhe dëmtime të rënda të trurit
Me plagë të shumta dhe dëmtim të rëndë neurologjik, kështu përcaktohet gjendja e 4-vjeçari grek, të dhunuar barbarisht nga njerku i tij. Ekspertiza
Me plagë të shumta dhe dëmtim të rëndë neurologjik, kështu përcaktohet gjendja e 4-vjeçari grek, të dhunuar barbarisht nga njerku i tij. Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah nivelin e agresivitetit dhe dhunën çnjerëzorë të ushtruar ndaj tij nga partneri i të ëmës, për të cilin media greke raportojnë se nuk ishte hera e parë që ushtronte dhunë ndaj të miturit dhe 3 vëllezërve të tij.
I mituri është në intubim, ndërsa raportohet se ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Ishte e ëma ajo që e gjeti të birin me plagë të shumta dhe e dërgoi në spital.
Ndërkohë, autori i dhunës barbare është ende në kërkim. Tre fëmijët e tjerë janë marrë në mbrojtje nga instancat përkatëse./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?