U fut në listën e zezë të SHBA, Nexhat Krasniqi përjashtohet nga Shërbimi Civil
Komisioni Disiplinor ka përjashtuar nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili u përfshi pak javë më parë në listën e zezë të DASH, ka konfirmuar të mërkurën ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Krasniqi ishte dërguar në komisionin disiplinor pasditen e së hënës. “Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që z. Krasniqi [...]Read More...
Komisioni Disiplinor ka përjashtuar nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili u përfshi pak javë më parë në listën e zezë të DASH, ka konfirmuar të mërkurën ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Krasniqi ishte dërguar në komisionin disiplinor pasditen e së hënës.
“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që z. Krasniqi ka masë. Sot me vendim të Komisionit Disiplinor ai është hequr nga shërbimi civil. Është një proces që ka shkuar sipas rregullave. Tash pas kësaj situate, po presim informata nga DASH-i dhe çfarëdo situate që shpie në diçka të dyshimtë, menjëherë do të kërkohet auditim”, tha Aliu në një deklaratë për mediat.
Ish drejtori i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë u fut në listën e zezë me 3 Nëntor për shkak të përfshirjes në korrupsion.
“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, thuhej në njoftim./abcnews.al
What's Your Reaction?