U kap duke transportuar emigrantën të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar u arrestua, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me

Prill 2, 2024 - 13:50
 0
U kap duke transportuar emigrantën të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari
Reklamë
Reklamë

Një 24-vjeçar u arrestua, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Reklamë
Reklamë

Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi”, njofton policia.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Këlcyrë, ku 7 emigrantë humbën jetën në një aksident. Shoferi i automjetit humbi gjithashtu jetën, teksa dyshohet se ai ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe për t’i shpëtuar policisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.