U kapën me snajper, gjykata jep dënimin për ish-efektivin e RENEA-s dhe shokun e tij
Gjykata e Tiranës dënon me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada dhe me 5 vite burg Elton Hithin, të akuzuar për një snajper të gjetur në mjetin me të cilin po udhëtonin korrikun e vitit të shkuar. Prokuroria e Lezhës, më herët kishte marrë ADN nga ish-efektivi i RENEA, Remal […]
Gjykata e Tiranës dënon me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada dhe me 5 vite burg Elton Hithin, të akuzuar për një snajper të gjetur në mjetin me të cilin po udhëtonin korrikun e vitit të shkuar.
Prokuroria e Lezhës, më herët kishte marrë ADN nga ish-efektivi i RENEA, Remal Rada dhe Elton Hithi. Të dy u arrestuan nga operacioni “Double Strike” pasi iu gjet një arsenal armësh.
ADN-ja e tyre është marrë në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lezhës, për llogari të hetimit të ekzekutimit të Kastriot Reçit, janarin e vitit 2020 në qendër të Rrëshenit.
/a.r
What's Your Reaction?