U operua në maternitet, mjeku harron t’i regjistrojë raportin

Ankesa e radhës vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.  Denoncuesja, që kërkon të mbetet anonime, tregon se në 24 nëntor është shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku në 1 dhjetor bëri dhe një ndërhyrje. Në datën 4 dhjetor zonja la spitalin, por mjeku Julian Habibaj nuk u paraqit, për t’i regjistruar raportin, pasi ndodhej në Itali. […]

Shkurt 14, 2024 - 22:47
 0
U operua në maternitet, mjeku harron t’i regjistrojë raportin
Reklamë
Reklamë

Ankesa e radhës vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.  Denoncuesja, që kërkon të mbetet anonime, tregon se në 24 nëntor është shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku në 1 dhjetor bëri dhe një ndërhyrje.

Në datën 4 dhjetor zonja la spitalin, por mjeku Julian Habibaj nuk u paraqit, për t’i regjistruar raportin, pasi ndodhej në Itali. Zonjës i thanë, se me raportin e saj do të merrej kolegia e tij, Alma Tamza. Pas 3 muajsh, zonja nuk ka mundur të marrë raportin, që i takon.

Zonja: Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana. Me datën 24 nëntor jam shtruar në maternitet; me datën 1 dhjetor kam kryer një operim; me datën 4 dola nga spitali, prita mjekun të vinte, nuk erdhi për të më bërë daljen. Në ato momente vjen një gocë, ma plotëson kartelën, m’jep një letër, më jep edhe ilaçet që do merren dhe iki. Në momentin që iki, e pyes: “Po raportin që më duhet për punën si do ia bëjmë?” “Do ta kaloj”, tha, “në sistem direkt, pa merak”. Kur kaluan disa ditë, më marrin nga puna: “Interesohu pak për raportin sepse nuk e ke”. Marr në telefon doktor Julian Habibaj dhe i them: “Këtu, këtu kam bërë operimin. Kam dalë, kur kam dalë ti nuk ke qenë”.

Reklamë
Reklamë

Gazetarja: Pse ku ishte doktori?

Zonja: Ai më thotë që “jam në Itali, kam kryer një operim për vete dhe nuk kam qenë kur ke dalë ti. Është e vërtetë s’të kam parë më”. “Okej”, i thashë, “por tani si do të veprojmë se mua më duhet raporti tek puna, se po ma kërkojnë me ngut”. “Do t’ia kaloj”, tha, “një mjekeje tjetër, Alma Tamza”. E marr doktoreshën ditën e parë, e dinte problemin. “Okej”, tha, “sot jo sepse sot kam një paciente, më kujto nesër”. E mora të nesërmen përsëri, më thotë: “Prit se s’kam gjetur kartelën”. E mora ditën tjetër: “E gjeta kartelën, por s’po ma pranon sistemi”. Ditën e katërt e mora, nuk ma ka hapur fare.

Gazetarja e “Stop” komunikon me mjekun Julian Habibaj, i cili thotë se për arsye shëndetësore ka qenë në Itali. Por ai premtoi zgjidhjen e raportit të denoncueses, duke e hedhur në sistem. Në këtë mënyrë, zonja e interesuar figuron me raportin mjekësor.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.