“U tërhoq nga tregu për shkaqe…”/ Ilir Alimehmeti zbardh detaje mbi vaksinën e AstraZeneca: Na intereson të kemi konkurrencë

Kompania AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër COVID, veprim që erdhi pas konfirmimit se shkaktonte një efekti anësor të rrallë, por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni. I ftuar në një studio televizive, mjeku Ilir Alimehmeti sqaron se bëhet fjalë për 1 rast në 50 mijë dhe se vetëm një person […]

Maj 11, 2024 - 12:50
 0
“U tërhoq nga tregu për shkaqe…”/ Ilir Alimehmeti zbardh detaje mbi vaksinën e AstraZeneca: Na intereson të kemi konkurrencë
Reklamë
Reklamë

"U tërhoq nga tregu për shkaqe...", mjeku i njohur zbardh

Kompania AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër COVID, veprim që erdhi pas konfirmimit se shkaktonte një efekti anësor të rrallë, por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni.

I ftuar në një studio televizive, mjeku Ilir Alimehmeti sqaron se bëhet fjalë për 1 rast në 50 mijë dhe se vetëm një person në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji.

Mjeku qetëson të gjithë qytetarët në vendin tonë që mund të kenë bërë këtë vaksinë se nuk rrezikojnë më nga ky efekt anësor, pasi nuk ndodh më larg se 2 deri në 4 javë nga koha e marrjes së vaksinës.

“Në Europë ka patur një rast në 50 mijë dhe një në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji. Nga ana tjetër ne kemi ato pilulat kontraceptive që përdoren për zëvendësim hormonal në post-menopauz dhe këtë problematikë e shkakton 1 në 300 gra. Pra e kuptoni që peshimi i shifrave është në favor të 1 me 50 mijë në raport me 1 me 300. Ndryshimi është te informimi, ti e informon pacientin dhe ai zgjedh nëse do ta bëjë apo jo. Problemi me vaksinën lind te detyrimi pra ti ishe i detyruar ta bëje.

Tërheqja nga tregu nuk vjen vetëm si rrjedhoje e kësaj, do thosha që s’është fare kjo arsyeja. Arsyeja e vërtetë është ekonomike. Ato janë edhe kompani ekonomike duan të gjenerojnë para. E vërtetë është që ka patur një sulm publik dhe ja ulën profilin që në fillim, ndoshta sepse ka edhe një luftë tregtare në këtë mes. Ne na intereson që të kemi konkurrencë në mënyrë që të kemi më të mirën e mundshme dhe me çmimin më të mirë, por e rëndësishme që të japim këshillat dhe rekomandimet sipas kategorive. Të qetësojmë edhe njerëzit, nëse efekti do kishte për të ndodhur do ndodhte shumë shpejt afër kohës së vaksinës, 2 deri në 4 javë”, tha mjeku. SOT

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.