“U tregoj fëmijëve tanë fotot e të vegjëlve që s’kanë të hanë”, gruaja e Cristiano Ronaldos tregon për edukimin në shtëpinë e tyre
Do të nis sot në Netlfix, sezoni i dytë i ‘Soy Georgina’, seriali dokumentar që tregon jetën nw paskuinta të Georgina Rodriguez, partneren e Cristiano Ronaldos. Për ta promovuar, 29-vjeçarja modele argjentinase ishte e ftuar në një program të njohur televiziv spanjoll ‘El Hormiguero’, ku tregon mjaft të panjohura lidhur me historinë e saj të […]
Do të nis sot në Netlfix, sezoni i dytë i ‘Soy Georgina’, seriali dokumentar që tregon jetën nw paskuinta të Georgina Rodriguez, partneren e Cristiano Ronaldos. Për ta promovuar, 29-vjeçarja modele argjentinase ishte e ftuar në një program të njohur televiziv spanjoll ‘El Hormiguero’, ku tregon mjaft të panjohura lidhur me historinë e saj të dashurisë me kampionin portugez, familjen e tyre dhe edukimin e fëmijëve.Siç është bërë e ditur janë njohur kur ajo punonte si një shitëse në një dyqan të Guçit në Madrid. Georgina ka rrëfyer se ka qenë ‘dashuri me shikim të parë’, kur 38-vjeçari hyri atë ditë në butik.
“Kur e pashë ishte aq i bukur saqë po ndihesha në siklet ta shikoja”, tregon ajo.
Më tej Georgina, siç përcjell ‘Fanpage’, është ndalur në edukimin e fëmijëve që mbushin shtëpinë e Ronaldos: Cristiano Ronaldo, Eva dhe Mateo , Alana dhe Esmeralda. Disa nga fjalët e saj madje kanë ngjallur polemika në rrjetet sociale, pasi ajo ka shpjeguar se të dy vijnë nga klasa punëtore dhe përpiqen që fëmijët e tyre ta dinë se sa me fat janë.
“U them të mos e lënë ushqimin dhe nëse nuk e përfundojnë do t’u serviret më vonë. Ndonjëherë u tregoj edhe video të fëmijëve që s’kanë të hanë dhe u them që diçka e tillë mund t’u ndodhë dhe atyre”, tha Georgina
Shqetësimet për fëmijët vijnë edhe sa i përket frekuentimit të shkollës.
“Në shkollë rrihen dhe nuk mbrohen. Një nga fëmijët e mi u kthye në shtëpi duke qarë sepse e kishin rrahur. ‘Nuk di të mbrohesh’, i thashë. E vërteta është se i kam mësuar ata të mos rrihen me njëri-tjetrin dhe janë shumë të edukuar Nuk do të doja që fëmijët e mi të rrahin fëmijët e të tjerëve”, u shpreh ajo.
What's Your Reaction?