U vonohen pagat dhe nuk u paguhen sigurimet shoqërore: Për çfarë ankohen më shumë punonjësit shqiptarë?
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës, janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa prej të cilave: 82.5 % janë ankesa/denoncime nga punëmarrës dhe 17.5% janë kërkesa për informim dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës […]
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës, janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa prej të cilave: 82.5 % janë ankesa/denoncime nga punëmarrës dhe 17.5% janë kërkesa për informim dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës institucionle dhe besimit në informacion.
Numri më i madh i denoncimeve të adresuara dhe të trajtuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës, janë ankesat për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve.
Këto ankesa përfshijnë mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune, dhe çështje të ngjashme.
Konkretisht numri më i lartë i ankesave lidhet me mospagesën e pagave të prapambetura, me një shifër prej 177, ndjekur nga cënimi i marrëdhënieve të punës, problematikë për të cilën janë regjistruar 129 ankesa, më pas renditet ndërprerje të marrëdhënieve të punës me 110 ankesa.
Mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore evidentohet gjithashtu si problematikë nga të punësuarit në vend, si dhe punësimi i paligjshëm; Mos zbatimi i kontratave kolektive, pushimeve kolektive; Mos lidhje kontrate e mosrespektim i orëve të punës ; Mos pagesë të raporteve mjekësore; Kushte të pasigurta pune etj.
Numri më i madh i denoncimeve të trajtuara i përket Drejtorisë Rajonale Tiranë me 64 %, Rajoni Vlorë 8%, Rajoni Korçë 4%, Rajoni Shkodër 3%, Rajoni Gjirokastër 1%, Rajoni Dibër 1% dhe ankesa/kërkesa për informim dhe sqarime ligjore të trajtuara nga Drejtoria Qendrore 19%./m.j
What's Your Reaction?