Ukraina: Taktika e sulmeve me dronë, një shuplakë në fytyrën e regjimit fashist të Moskës

Pamja është bardh e zi. Më pas shfaqet shënjestra, një anije sulmi amfibe e Rusisë që përdoret për të transportuar karburant. Një dron detar pa njeri në bord i afrohet me 450 kilogram tritol dhe më pas sinjali ndërpritet. Rusia pretendon se ka shmangur sulmin, por pamjet tregojnë një histori tjetër. Kundërofensiva e Ukrainës në […]

Gusht 5, 2023 - 17:20
 0
Ukraina: Taktika e sulmeve me dronë, një shuplakë në fytyrën e regjimit fashist të Moskës
Reklamë
Reklamë

Pamja është bardh e zi. Më pas shfaqet shënjestra, një anije sulmi amfibe e Rusisë që përdoret për të transportuar karburant. Një dron detar pa njeri në bord i afrohet me 450 kilogram tritol dhe më pas sinjali ndërpritet.

Rusia pretendon se ka shmangur sulmin, por pamjet tregojnë një histori tjetër. Kundërofensiva e Ukrainës në javët e fundit shkoi përtej fronteve të betejës, duke detyruar ushtrinë ruse që të zgjerojë mbrojtjen e saj ajrore dhe detare. Qindra milje nga territori që kontrollohen nga ukrainasit, kjo zonë supozohej të ishte e sigurtë, por duke se nuk është më e tillë. Oreksi i forcave të Kievit sa vjen e shtohet.

“Fakti që këto incidente ‘fatkeqe’ ndodhin njëri pas tjetrit, sigurisht që është dhimbje koke për ta. Për lidershipin e regjimit ruso-fashist, kjo është sigurisht një shuplakë në fytyrë”, thotë për CNN Andriy Yusov, anëtar i inteligjencës së Ukrainës.

Reklamë
Reklamë

Në të njëjtën kohë, Rusia kërkon të ruajë imazhin e të pasurit gjërat nën kontroll. Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi trupat e tij në Ukrainë. Harta që ata shohin është shumë herë më keq për Moskën se sa e kishin imagjinuar kur nisën pushtimin rreth 18 muaj më parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.