Unë jam shqiptar, por s’do të ndihesha më pak krenar po të isha grek, bashkëatdhetar i Sokratit, Platonit, Eskilit…
Nga Çapajev Gjokutaj Vetëm një grek e bir greku thotë se Bubulina është greke, komenton një nga miqtë përfund postimit tim të djeshëm. Në fakt unë vetndihem shqiptar e bir shqiptari dhe jam krenar për këtë. Mëndja ma do se nuk do të ndihesha më pak krenar po të isha grek, bashkëatdhetar i Sokratit, Platonit […]
Nga Çapajev Gjokutaj
Vetëm një grek e bir greku thotë se Bubulina është greke, komenton një nga miqtë përfund postimit tim të djeshëm.
Në fakt unë vetndihem shqiptar e bir shqiptari dhe jam krenar për këtë. Mëndja ma do se nuk do të ndihesha më pak krenar po të isha grek, bashkëatdhetar i Sokratit, Platonit e Eskilit, i Kazanzaqit, Kavafit, Teodoraqit etj, etj.
Po megjithëse vetndihem shqiptar nuk e quaj sakrilegj të them se Bubulina është greke me origjinë arbërore.
Vë re se disa nga komentuesit kanë koncept gjithsesi të diskutueshëm për përkatësinë etnike e kombëtare, e shohin si të bërë vetëm nga mëma e baba, nga origjina e të parëve.
Parë kështu shqiptari mbetet shqiptar dhe vetëm shqiptar pavarësisht se në ç’vend rritet, në ç’instutucione formohet, me ç’kulturë brumoset, për cilën shoqëri e për cilin popull punon e përpiqet.
Ndruaj se një konceptim i tillë i përkatësisë fqinjëron me racizmin, izëm që njerëzimit i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë shumë.
Por ka edhe diçka tjetër, duke bërë tifo për përkatësinë e njerëzve të shquar që janë formuar e brumosur në vende të tjera, jo vetëm që e ngopim krenarinë me lugë të zbrazur, por edhe rrezikojmë të flemë në dafina për të kaluarën e lavdishme dhe të mos e vrasim dhe aq mendjen për gjendjen e mjerueshme në të cilën i kemi shtetin dhe instutucionet.
Dhe kështu, të yshtur pas tifozllëqesh për të djeshmen, harrojmë të sotmen e dëmtojmë të nesërmen.
What's Your Reaction?