Vdekja e futbollistit/ Brataj: Dwamena, me zmadhim të mureve të zemrës! S’duhet të luante

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një analizë të plotë të sëmundjes që vuante futbollisti Raphael Dwamena, ku përfundimi ka qenë vetëm një, ai nuk duhet të luante. Në një shkrim të gjatë të bërë në rrjetet sociale, Brataj bën një krahasim të Dwamena me Eriksenin, duke thënë se për asnjë rast 28-vjeçari […]

Nëntor 12, 2023 - 16:34
 0
Vdekja e futbollistit/ Brataj: Dwamena, me zmadhim të mureve të zemrës! S’duhet të luante
Reklamë
Reklamë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një analizë të plotë të sëmundjes që vuante futbollisti Raphael Dwamena, ku përfundimi ka qenë vetëm një, ai nuk duhet të luante.

Në një shkrim të gjatë të bërë në rrjetet sociale, Brataj bën një krahasim të Dwamena me Eriksenin, duke thënë se për asnjë rast 28-vjeçari nga Ghana nuk duhet të zbriste në fushë.

Ai e ka nisur shkrimin e tij me titullin “vdekje e paralajmëruar” dhe në vazhdim jep argumente se si kjo ngjarje e trishtë mund të ishte parandaluar.

Reklamë
Reklamë

“Vdekje e paralajmëruar!

Ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre.

Kur ndodhi ngjarja në vitin 2021 me futbollistin e Danimarkës Eriksenin pati shumë interpretime. Një gjë është e sigurt: Erikseni nuk duhet të luaj futboll! Raphael Dwamena nuk duhej të luante futboll! Mjekët e njoftuan disa herë, Zoti e fali dy herë!

Çfarë është Kardiomiopatia hipertrofike?
Ajo (zmadhimi i mureve të zemrës) është një sëmundje e trashëguar e zemrës.

Kjo formë e kardiomiopatisë quhet asimetrike; Forma më të rralla të kardiomiopatisë, që prekin afërsisht 2% të pacientëve, janë hipertrofi koncentrike, me trashje uniforme të zemrës në murin e ventrikulit të majtë dhe hipertrofia me zmadhim të apeksit të saj.

Komplikimet
Në shumicën e rasteve, kur monitorohet sëmundja ka ecuri të mirë. Kardiomiopatia hipertrofike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruar me humbje të vetëdijes, sinkop, arrest respirator deri në arrest kardiak. Në këtë rast kërkohet reanimim i menjëhershëm.

Diagnoza
Diagnoza e kardiomiopatisë hipertrofike vendoset nëse gjendet trashje e murit të ventrikulit të majtë të cilat shoqërohen me anomali të formës dhe/ose funksionit të valvulës mitrale, qarkullimit koronar të gjakut, sistemit të përcjelljes së impulsit elektrik të zemrës.

Këto ekzaminime çojnë në diagnozën e sëmundjes:

Elektrokardiograma (EKG), Ekokardiograma, MRI kardiake, CT skanimi i zemrës, testet laboratorike dhe analizat gjenetike.

Trajtimi
Pacientët e diagnostikuar me kardiomiopati hipertrofike trajtohen me këto grupe medikamentesh: Beta bllokues, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, diuretikët, disopiramide.

Nëse terapia nuk është e mjaftueshme dhe pacienti vazhdon të shfaqi simptoma, ekzistojnë 2 opsione kirurgjikale për trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike.

Opsioni i parë konsiston në heqjen e pjesës së indit të muskujve të zemrës që është trashur: ky operacion quhet miektomi (procedurë Morrow).

E dyta konsiston në nderhyrjen e septumit ndërventrikular.

Për pacientët që konsiderohen të jenë në rrezik të lartë të aritmive kardiake kërcënuese për jetën, indikohet implantimi i një defibrilatori automatik (ICD), siç ishte rasti i Raphael Dëamena.

Dy janë artmitë vdekjeprurëse në këtë rast: Takikardia ventrikulare pa puls dhe fibrilacioni ventrikular që i kanë ndodhur dy herë të tjera në fushë këtij lojtari.

Mund të evitohej? Po.

Ai nuk duhet të luante”, shkruan Brataj.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.