Vdekja misterioze e prokurorit që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës, flet vëllai: Bishat e pushtetit e vranë, drejtësia e re…!

11 vite më parë, u nda nga jeta Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana. Familjarët hodhën menjëherë dyshimet se Hana është vrarë duke u helmuar, por ngjarja ende sot pas më shumë se një dekade mbetet e pazbardhur. Vëllai, Selami Hana, kërkon drejtësi për ish-prokurorin, për të cilin thotë se u nda padrejtësisht nga […]

Janar 5, 2024 - 16:44
 0
Vdekja misterioze e prokurorit që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës, flet vëllai: Bishat e pushtetit e vranë, drejtësia e re…!
Reklamë
Reklamë

11 vite më parë, u nda nga jeta Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana.

Familjarët hodhën menjëherë dyshimet se Hana është vrarë duke u helmuar, por ngjarja ende sot pas më shumë se një dekade mbetet e pazbardhur.

Vëllai, Selami Hana, kërkon drejtësi për ish-prokurorin, për të cilin thotë se u nda padrejtësisht nga jeta. Bishat vrastare të pushtetit i kanë duart me gjak, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

“Në 11-vjetorin e ndarjes padrejtësisht  nga jeta të vëllait tonë, prokurorit Xhevat Hana! Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht dhe pabesisht në krye të detyrës, vetëm  për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kane kryer në këtë vend  dhe mbi njerëz të pafajshëm.

Drejtësia për vëllain tonë po vonon dhe do të vonoje përsa  kohë që personat që kane kryer këtë krim  janë të pushtetshëm dhe qëndrojnë të ulur në karriget e ligjvënësit. Nga vëllezërit dhe motrat”.

Reklamë
Reklamë

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu.

Ai ishte i vetmi që çoi në gjykatë njerëzit e SHIK-ut të Gazidedes, përkatësisht Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin që dyshohet se zhdukën biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili kishte filmuar takimin trepalësh të ish-presidentit Sali Berisha me homologët e tij në atë kohë Sllobodan Milosheviç të Serbisë dhe Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.