Vdekja tragjike e 18-vjeçarit shqiptar në Itali, flasin mes lotësh shokët: Besuam me zemër se do të kthehej mes nesh

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali, pasi qëndroi më shumë se 8 ditë i shtruar në spital. Bëhet fjalë për Lorenzo

Janar 30, 2024 - 16:26
 0
Vdekja tragjike e 18-vjeçarit shqiptar në Itali, flasin mes lotësh shokët: Besuam me zemër se do të kthehej mes nesh
Reklamë
Reklamë

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali, pasi qëndroi më shumë se 8 ditë i shtruar në spital.

Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin i cili ndodhej në kofanon e makinës së shokut duke realizuar një sfidë për rrjetet sociale, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbi asfalt. Pas rrëzimit, ai u godit edhe nga makina.

Shokët e 18-vjeçarit qëndruan deri në momentin e fundit jashtë spitalit duke shpresuar se Pjetrushi do të bëhej mirë.

Reklamë
Reklamë

Lajmi i vdekjes së tij tronditi shokët dhe trishtoi mësuesit. Tani banka e tij në klasë do të mbetet bosh.

“Ne besuam me gjithë zemër se do t’ia dilte”.

“Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institutin tonë Obici për pesë vite. Pas dy vitesh, kur arriti në klasën e tretë, zgjodhi kursin e mirëmbajtjes mekanike. Edhe disa muaj studime dhe më pas do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme”, thotë nëndrejori i shkollës, Massimo Lunardelli.

Tragjedia goditi familjen e tij, e cila, me shumë sakrifica dhe shumë punë, kishte arritur të ndërtonte një jetë në Itali.

Shtëpia e vjetër që ata kishin blerë në Ormelle ishte shndërruar në një shtëpi mikpritëse. Lorenco la pas prindërit, një vëlla 24-vjeçar dhe dy motra më të vogla, të cilat janë binjake./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.