Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Modest në numra, por kyç për forcimin e marrëdhënieve
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio. Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve. “Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me […]
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio.
Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve.
“Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve! Shume mirënjohje Amb. @gjergjT dhe misionit tone @AlEmbassyJapan për punën e palodhur e te përkushtuar prej vitesh”, shkruan Veliaj në rrjetin social X.
Gjatë vizitës në Japoni Veliaj promovoi Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë gjatë samitit të Teknologjisë në Tokio, ndërkohë që është takuar me përfaqësues të shtetit si kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej.
What's Your Reaction?