Vesa pas eliminimit: Më dëmtoi shoqëria me Heidin, është një “poker face”. Kishte qëllim të dobësonte Romeon

Vesa Smolica, që u eliminua mbrëmjen e kaluar nga “Big Brother VIP 3” foli për eksperiencën e saj, në një intervistë për “Fan Club”. Duke komentuar lojën e Heidit, e cila e nxori në nominim pasi u shpall lidere, këngëtarja u shpreh se “modelja ka zgjedhur lojën para ndjenjave”. “Po bën një lojë. Mund të […]

Mars 24, 2024 - 15:50
 0
Vesa pas eliminimit: Më dëmtoi shoqëria me Heidin, është një “poker face”. Kishte qëllim të dobësonte Romeon
Reklamë
Reklamë

Vesa Smolica, që u eliminua mbrëmjen e kaluar nga “Big Brother VIP 3” foli për eksperiencën e saj, në një intervistë për “Fan Club”.

Duke komentuar lojën e Heidit, e cila e nxori në nominim pasi u shpall lidere, këngëtarja u shpreh se “modelja ka zgjedhur lojën para ndjenjave”.

“Po bën një lojë. Mund të ketë një flirt, por jo diçka më thellë, më shumë ndjek lojën. Ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Fillimisht, nuk e kam menduar këtë”.

Reklamë
Reklamë

Sipas Vesës, Heidi nuk e donte në shtëpi, pasi kishte qëllim të dobësonte Romeon, por edhe të fuqizohej vetë.

“Përveçse donte të dobësonte Romeon, ka dashur të mos qëndrojë një tjetër vajzë pozitive. Do të jetë vetëm ajo pozitivja. Ajo është një poker face. Por, po u martuan, do t’i këndoj në dasmë, madje pa lekë”.

Ish-banorja mendon se shoqëria me Heidin e ka dëmtuar, ndërsa për Romeon ka bërë më shumë seç duhej.

“Unë kam bërë shumë veprime të mira ndaj Romeos. Ndoshta, ndonjëherë, kam shkelur mbi veten. I kam qëndruar afër edhe kur nuk pajtohesha me mendimet e tij. Nuk kam bërë lojë fare. Më kanë ardhur situatat dhe në atë moment kam reaguar. Besoj se shoqëria vlerësohet. Nuk më ka dëmtuar shoqëria me Romeon, më ka dëmtuar që kam hyrë si shoqe e Heidit. Se ajo nuk do shoqëri, do të rrijë në një cep dhe të bëjë viktimën”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.