Vetëm Në Dy Hapa – Sekreti i Që i Fal Ëmbëlsirave Tuaja Butësi

A ju ka ndodhur ndonjëherë që kur keni përgatitur të gjithë përbërësit që receta e ëmbëlsirës tuaj kërkon, të jeni hasur me kërkesën e vezëve në temperaturë dhome? Tashmë nuk keni pse të gjendeni në mes të dilemës së përdorimit të vezëve të ftohta apo atyre në temperaturë dhome, pasi AgroWeb.org më poshtë do t’ju […] The post Vetëm Në Dy Hapa – Sekreti i Që i Fal Ëmbëlsirave Tuaja Butësi appeared first on AgroWeb.

Mars 26, 2024 - 21:30
 0
Vetëm Në Dy Hapa – Sekreti i Që i Fal Ëmbëlsirave Tuaja Butësi
Reklamë
Reklamë

A ju ka ndodhur ndonjëherë që kur keni përgatitur të gjithë përbërësit që receta e ëmbëlsirës tuaj kërkon, të jeni hasur me kërkesën e vezëve në temperaturë dhome?

Tashmë nuk keni pse të gjendeni në mes të dilemës së përdorimit të vezëve të ftohta apo atyre në temperaturë dhome, pasi AgroWeb.org më poshtë do t’ju njohë me metodën që receta juaj kërkon dhe pse kjo ka rëndësi.

Vezë në temeraturë dhome vetëm në dy hapa …

Për ta bërë këtë mjafton vetëm një tas dhe pak ujë i ngrohtë! Mbushni një tas me ujë të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë, dhe vendosni sasinë e vezëve që ju kërkohet për të arritur temperaturën e dhomës.

Reklamë
Reklamë

Sigurohuni që ato të jenë zhytur plotësisht në ujë. Pas disa minutash, vezët tuaja do të arrijnë temperaturën e dhomës.

Pse vezët duhet të jenë në temperaturën e dhomës?

Përdorimi i vezëve të ftohta kundrejt vezëve në temperaturë dhome bën një ndryshim të rëndësishëm në procesin e pjekjes, kështu që ia vlen të shpenzoni disa minuta shtesë për ta bërë këtë.

Përdorimi i vezëve në temperaturë dhome (ashtu si edhe gjalpi) bën që përbërësit të bashkohen lehtësisht.

Ndërsa përdorimi i vezëve të ftohta mund të bëjë që kur ato përzihen me gjalpë në temperaturën e dhomës, ai të ngurtësohet duke krijuar edhe grimca të vogla në të gjithë përzierjen tuaj.

Vezët që nuk janë në temperaturën e dhomës jo vetëm që krijojnë një masë me gunga, por gjithashtu mund të zgjasin kohën e pjekjes.

Përdorimi i vezëve në temperaturën e dhomës ndihmon në krijimin e një teksture të lëmuar, të butë dhe fryrjen së brumit gjatë pjekjes.

Nëse po përpiqeni të ndani të bardhën nga e verdha e vezës, vezët e ftohta e bëjnë më të vështirë ndarjen.

Disa nga recetat e zakonshme që kërkojnë vezë në temperaturë ambienti janë tortat dhe biskotat klasike, si dhe disa lloje buke. /AgroWeb.org

The post Vetëm Në Dy Hapa – Sekreti i Që i Fal Ëmbëlsirave Tuaja Butësi appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.